Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri I Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, bashke me ambasadoren e Zvicrës Ruth Huber dhe ambasadorin e Suedise Niklas Strom , nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Bashki të Forta 2”. Kjo marrëveshje ka ndimuar bashkitë e Shqiëprisë për rritjen e transparencës me qytetarët dhe krjimin e një stafi më të specializuar.

Në fjalën e tij ministri Mazniku u shpreh se me ndihmën e këtij projekti, do të krijohet një model se si të shpërndahet granti I qeverisë mbi bazën e performancës së bashkive.

“Ne duam që të kemi tregues performance për mekanizmin e financimit të grantit. Po punoj për këtë mundësi. Me ekspertizën nga ky project por edhe me punën e ngushtë me bashkitë do anacojmë me këtë ide.” – u shpreh Mazniku

Ambasadorja e Zvicrës dhe ai I Suedisë vlerësuan marrëveshjen dhe u shprehën se kjo marrëveshje do të forcojë bashkitë në shumë aspekte

“Nënshkrimi I kësaj marrëveshje do të thotë më shumë ekspertizë, më shumë kapacitete teknike dhe më shumë fonde në dispozicion për bashki më të forta” – tha ambasadorja zvicerane Ruth Huber ndwrsa ambasadori suedez Niklas Strom shtoi se “Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për përfitimin e të gjitha bashkive në këtë vend dhe në vecanti të përmirësojmë shërbimet për qytetarët”

Projekti Bashki të Forta nisi në vitin 2019 dhe që atëherë ka rritur kapacitetet e bashkive në transparencë dhe llogaridhënie.