Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka zhvilluar gjatë këtyre ditëve një seri takimesh me partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar zhvillimin e mwtejshëm të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Takimet përfshinë ato me Giulia Re, kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës, si dhe përfaqësues të Departamentit të Krimit Ekonomik të Këshillit të Europës. Diskutime u zhvilluan gjithashtu me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe Administratorin në Detyrë të UNDP-së, Haoliang Xu, për të vlerësuar rolin kyç të pushtetit vendor në avancimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Në fokus të këtyre takimeve ishte decentralizimi i shërbimeve publike, i cili synon të afrojë administratën vendore më pranë qytetarëve, duke e bërë atë më efikase dhe më të aksesueshme. Ky proces parashikon zhvillimin e aftësive të administratës, zvogëlimin e burokracisë dhe rritjen e përgjegjësisë së pushtetit vendor, si hapa strategjikë drejt harmonizimit me standardet e Bashkimit Evropian.