Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, u prit nga Ministrja për Kolektivitetin Territorial Në Francë, Dominique Faure, në një takim dy-palësh ku u diskutuan hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë për të forcuar pushtetin vendor.

Gjatë takimit, Ministri Mazniku dhe homologia franceze Faure folën për bashkëpunimin midis vendeve mbi praktikat e mira si shoqëritë publike lokale dhe mbështetjen ekonomike për zhvillimin e rajoneve.

Bashkëpunimi me Francën për forcimin e pushtetit vendor është një hap i domosdoshëm drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dy ministrat u dakordësuan që të organizojnë shkëmbime teknike mes agjencive dhe bashkive përkatëse për të ndarë përvoja praktike të menaxhimit të pushtetit vendor.

Ministri Arbjan Mazniku zhvilloi në Paris këto ditë një sërë takimesh të fokusuar te shkëmbimi i eksperiencave të nevojshme për përmirësimin e funksionimit të bashkive.