Ministri Për Pushtetin Vendor

Buxheti i shtetit do të ndajë për bashkotë 17.1% më shumë para se një vit më parë. Gjatë raportimit të tij në kuvend në përgjigje të pyetjeve të deputetëve të opozitës, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, tha se kjo rritje reflekton politikën prioritare të qeverisë drejt pushtetit vendor.

“Në vitin 2015, bashkitë shpenzonin 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto ndërsa sot ato shpenzojnë 3.43%. Kjo tregon se bashkitë japin më shumë shërbime për qytetarët dhe shërbime më cilësore”- u shpreh ministri Mazniku

Në komisionin e ligjeve, Mazniku iu përgjigj edhe pyetjeve të opozitës sa i përket stafit të baahkive, duke thënë se tashmë është krijuar Akademia e Pushtetit Vendor e cila do të trajnojë stafin e bashkive për të qenë në lartësinë e duhur në kohën kur rregullat e Bashkimit Europian do të zbatohen në masën 70% në njësitë vendore.

Gjithashtu pytjeve të opozitës për lëvizjen stafeve nëpër njësizë vendore, Mazniku iu përgjigj se “Me ngritjen e niveleve të pagave, tashmë puna në bashki është bërë konkurruese me punën në sektorin privat. Po ashtu ndarja e stafeve të bashkive në shtylla kryesore, ka bërë që punonjësit të jenë më të mbrojtur me ligjin e shërbimit civil” – përfundoi ministri