Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi një konferencë për shtyp me gazetarët, ku prezantoi zhvillimet më të fundit lidhur me mbështetjen financiare për bashkitë dhe prioritetet për vitin 2026.

Gjatë konferencës, u bë e ditur se me Aktin Normativ të miratuar së fundmi, bashkitë përfitojnë 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, duke përmirësuar likuiditetin dhe duke forcuar qëndrueshmërinë financiare të pushtetit vendor.

Në të njëjtën kohë, për vitin 2026, buxheti total për bashkitë arrin rreth 1.2 miliardë euro, duke përfshirë:

  • të ardhurat e veta vendore
  • transfertat nga buxheti i shtetit
  • investimet në territor nga ministritë e linjës

Ministri theksoi se ky nivel financimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkive dhe shoqërohet me më shumë përgjegjësi për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.