Ministri Për Pushtetin Vendor

Çfarë është

Integrimi evropian, në kontekstin e pushtetit vendor, lidhet me përgatitjen e bashkive për të qenë pjesë aktive e politikave rajonale dhe të kohezionit të Bashkimit Evropian. Ky proces është i lidhur ngushtë me Kapitullin 22 të negociatave dhe kërkon koordinim institucional, kapacitete administrative dhe përputhje me standardet e BE-së.

Synimi dhe objektivat

Qeveria synon të forcojë rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian, duke përgatitur bashkitë për menaxhimin e fondeve evropiane dhe zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal. Objektivi është që bashkitë të jenë aktorë të aftë dhe të përgjegjshëm në këtë proces, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe konvergjencën me standardet evropiane.

Link: Integrimi Evropian