Ministri Për Pushtetin Vendor

MBLEDHJA E KËSHILLIT KONSULTATIV
Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ prezantuam dy nismat: 1- Projektligji “Për Bashkëpronësinë” dhe 2- Lançimi i paltformës për takimet periodike online mes anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe kryetarëve të bashkive për të bashkërenduar punën midis dy pushteteve.

LANÇIMI I PORTALIT QEVERISJAVENDORE.GOV.AL
Lançuam platformën qeverisjavendore.gov.al bashkë me Kryeministrin, ministrat Pirro Vengu dhe Albana Koçiu për cështjet e Emergjencave Civile dhe Shërbimeve Sociale, për t’i ardhur në ndihmë bashkive duke i lehtësuar dialogun me qeverinë qendrore për bashkërendimin e punëve.

KRIJIMI I KOMPANIVE PUBLIKE
Bashkë me AMVV dhe SIGMA diskutuam bazën ligjore për krijimin e kompanive publike për shërbime të caktuara që perfshijnë më shumë se një territor administrativ.

POTENCIALET EKONOMIKE TË QYTETEVE
Takuam 28 delegatë të Ministrisë së Brendshme Britanike për të diskutuar mbi sfidat e qyteteve për të qenë konkurruese dhe zhvillimin e potencialeve të tyre

ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË POLITIKBËRJEN VENDORE
Takuam organizatën “Lëviz Albania” dhe diskutuam për rolin e shoqërisë civile në politikbërjen vendore.

DECENTRALIZIMI NË FUSHËN ARSIMIT, BUJQËSISË DHE SHËNDETËSISË
Firmosëm bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrotjejs Socialie, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministres së Arsimit dhe Sportit si dhe kryetarëve të bashkive Berat, Shkodër, Kolonjë dhe Divjakë, marrëveshjen për decentralizimin e disa funksioneve në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë, nga qeveria qëndrore tek pushteti vendor.

MIRËQEVERISJA DHE CILËSIA E SHËRBIMEVE PËR QYTETARËT
Takuam ekspertët europianë të EU for Good Governance për të çuar në një nivel të ri mirëqeverisjen vendore dhe përafrimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimeve ndaj komuniteteve dhe qytetarëve