Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor mori detyrën në 12 shtator të vitit 2023. Misioni dhe detyrat e Ministrit të Shtetit u përcaktuan me Vendimin e Këshillit të Ministrave në datën 4 tetor 2023. Pjesë e detyrave të Ministrit të Shtetit është:

· Bashkërendojë punën për hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore, të lidhura me veprimtarinë e njësive të vetëqeverisjes vendore.

· Të ndjekë hartimin dhe realizimin e zbatimit të politikës së përgjithshme shtetërore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore.

· Të bashkërendojë punën për propozimin, përmirësimin dhe hartimin e projektakteve ligjore e nënligjore në fushën e decentralizimit e të vetëqeverisjes vendore, si dhe jep mendim për projektaktet që kanë të bëjnë me çështje të lidhura me njësitë e vetëqeverisjes vendore.

· Të mbikëqyrë punën për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Vetëqeverisjen Vendore, si dhe planit të veprimit përkatës.

· Të përfaqësojë politikat e qeverisë në fushën e vetëqeverisjes vendore dhe të koordinojë punën me organizmat dhe partnerët ndërkombëtarë që mbështesin zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes vendore.

· Të drejtojë dhe bashkërendojë punën ndërmjet strukturave të ngritura në kuadrin e marrëdhënieve ndërinstitucionale me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e të zgjedhurve vendorë.

· Të kujdeset për përmbushjen e detyrimeve, si dhe të monitorojë e koordinojë masat që rrjedhin në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare, për sa ato kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore.

· Të sigurojë krijimin dhe administrimin e një sistemi kombëtar unik, me synim monitorimin dhe zbatimin e funksioneve të deleguara të vetëqeverisjes vendore.

· Të bashkërendojë dhe mbështesë punën e organeve përgjegjëse në funksion të zbatimit të politikave shtetërore në fushën e zhvillimit rajonal dhe kohezionit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

· Të kryen edhe funksione e veprimtari të tjera brenda fushës së përgjegjësisë, që i ngarkohen në përputhje me ligjin, marrëveshjet ndërkombëtare, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe urdhrat e Kryeministrit apo që nuk i janë ngarkuar specifikisht një organi apo institucioni tjetër shtetëror, por kanë të bëjnë me vetëqeverisjen vendore.