Pushteti Vendor

Pozicioni: Drejtor Ekzekutiv
Institucioni: Akademia për Trajnimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore (TALGA)
Vendndodhja: Tiranë
Periudha e provës: 6 muaj
Kohëzgjatja e kontratës: 5 vjet, me të drejtë riemërimi një herë.

Akademia TALGA shpall hapjen e procesit të rekrutimit për pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv. Ky rol kryesor përfshin udhëheqjen strategjike, menaxhimin operacional dhe financiar, zhvillimin organizativ dhe përfaqësimin institucional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kriteret minimale

  • Diplomë universitare dhe Master (doktorata avantazh);
  • Minimalisht 10 vite përvojë profesionale, përfshirë role drejtuese;
  • Lidership i fortë strategjik dhe menaxherial;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Integritet i lartë profesional dhe etikë pune.

Dokumentacioni i Aplikimit

  • CV profesionale të përditësuar;
  • Letër interesi që përfshin një vizion të shkurtër për zhvillimin e TALGA-s;
  • Kopje të diplomës kryesore dhe dokumente të tjera mbështetëse;
  • Vetëdeklarim për konflikt interesi dhe integritet;
  • Vërtetim gjendje gjyqësore (“dëshmi penaliteti”).
  • Çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kritereve të shpallura.

Përgjegjësitë kryesore

  • Përfaqësimi dhe Lidershipi: Drejtimi strategjik i institucionit dhe përfaqësimi i tij zyrtar përballë partnerëve dhe institucioneve.
  • Menaxhimi Financiar: Planifikimi i buxhetit, sigurimi i fondeve dhe garantimi i transparencës financiare.
  • Cilësia e Programeve: Mbikëqyrja e trajnimeve dhe implementimi i metodave inovative (digjitale) për ngritjen e kapaciteteve vendore.
  • Administrimi i Personelit: Menaxhimi i strukturës organizative, rekrutimi dhe vlerësimi i performancës së stafit.
  • Llogaridhënia: Monitorimi i rezultateve dhe raportimi periodik mbi ecurinë operacionale të Akademisë.

Afati për dorëzimin e aplikimeve: 10 Mars 2026, ora 10:00
Adresa: Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Bulevardi Zhan d’Ark, Ish Hoteli i Ushtarakëve, Kati VII, Tiranë