Pushteti Vendor

Për shkak të situatave me zjarret që vendi kaloi gjatë verës, një nga shtyllat ku është përqendruar vëmendja e Ministrisë së Pushtetit Vendor është pikërisht mbrojtja nga zjarret si dhe parandalimi i tyre.

Në kuadër të takimit me zjarrëfikwsit së bashku me Kryeministrin z. Edi Rama, Ministren e Brendshwm, znj.Albana Koçiu dhe Ministrin e Mbrojtjes, z. Piro Vengu,

Ministri Demo u shpreh se njw nga shtyllat e pwrgatitjes pwr situatwn e zjarreve wshtw edhe aftwsimi I punonjwsve tw administratws vendore.
Demo e vuri theksin te Akademia e Pushtetit Vendor, e cila do tw trajnojw administratën vendore me njohuri dhe aftësi praktike për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve. Po ashtu, po rriten kapacitetet parandaluese dhe ndërhyrëse, që strukturat vendore të reagojnë më shpejt dhe më efektivisht.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve është pjesë kyçe e strategjisë, pasi mbrojtja e pyjeve nis nga vetë komuniteti.

Ministri Ervin Demo theksoi se vetëm me bashkëpunimi mes pushteti qendror, pushtetit vendor dhe qytetarëve garanton një Shqipëri më të sigurt, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Nga ana tjetër Bashkitë që kanë rezultate më të mira do të shpërblehen.

“Granti i Bazuar në Performancë shpërblen bashkitë që mbrojnë pyjet dhe pasurinë natyrore, si dhe përmirësojnë shërbimet për qytetarët”, shton ministri Ervin Demo në fjalën e tij gjatë aktivitetin për kapitullin e ri të mbrojtjes civile.