Pushteti Vendor

Prej muajsh tashmë, Berati ka nisur ndarjen e mbetjeve në burim dhe ka krijuar qendrën e riciklimit. Qendra e Riciklimit të Mbetjeve në Berat ka përpunuar 123 ton mbetje gjatë 9 muajve të fundit, gjysma e të cilave tashmë janë shitur. Projekti pilot mbwshtetet nga Ambasada suedeze dhe menaxhohet 100% nga Bashkia Berat

Gjatë vizitës së fundit në Berat dhe takimit me partnerët dhe aktorët kryesorë të këtij projekti, ministri Demo tha: “Qëllimi ynë është i qartë: jo vetëm një skemë riciklimi funksionale në Berat, por një model që mund të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit.”

Modeli i Beratit ka tërhequr vëmendjen e bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë përfshirë aktivisht në proces, duke e bërë riciklimin pjesë të rutinës së tyre të përditshme. Menaxhimi efektiv i mbetjeve nuk është vetëm një praktikë mjedisore, por edhe një mundësi për ekonominë qarkulluese në nivel lokal dhe përmirësim i cilësisë së jetës së qytetarëve. Ky projekt pilot tregon gjithashtu se bashkëpunimi mes pushtetit vendor, organizatave ndërkombëtare dhe komunitetit është çelësi për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.