Ministri Për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, bëri me dije miratimin e 9 vendimeve të reja që lidhen me caktimin e zonave prioritare në kuadër të “Paketës së Maleve”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë malore në vend.

Me këto vendime, numri i bashkive që kanë miratuar zonat prioritare zhvillimore arrin në 25, ndërsa në total janë tashmë 205 zona prioritare të miratuara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bashkitë për të cilat u miratuan sot vendimet përkatëse janë: Berat, Vlorë, Kavajë, Durrës, Dimal, Mirditë, Himarë, Librazhd dhe Rrogozhinë.

Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor do të vijojë bashkëpunimin me njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet përkatëse për zbatimin efektiv të këtyre vendimeve dhe për avancimin e mëtejshëm të kësaj nisme strategjike.