Ministri Për Pushtetin Vendor

Çfarë është

Akademia për Vetëqeverisjen Vendore është një strukturë kombëtare trajnimi, e krijuar për të mbështetur zhvillimin profesional të administratës vendore dhe të të zgjedhurve lokalë. Ajo ofron programe të strukturuara trajnimi, të orientuara drejt nevojave praktike të bashkive, si menaxhimi i shërbimeve publike, funksionimi institucional dhe përgatitja për proceset e integrimit evropian.

Synimi dhe objektivat

Qeveria synon të ndërtojë një administratë vendore më profesionale, më të qëndrueshme dhe më të aftë për të zbatuar politikat publike. Përmes Akademisë, trajnimi i vazhdueshëm shihet si element kyç për rritjen e cilësisë së vendimmarrjes, përmirësimin e shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive për të përballuar sfida komplekse zhvillimore.

Link: Akademia